Kontratë e re, rrogë e re
Nëse Cristiano Ronaldo pak kohë më parë nuk gëzohej kur shënonte nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yllin e Barcelonës Lionel Messi. Kapiteni i Argjentinës vazhdon të shënojë rregullisht dhe nuk ka probleme me pagën e tij ashtu siç u përfol në rastin e portugezit, por kjo vjen edhe nga vëmendja maksimale që klubi katalanas i kushton yllit të tij.

Presidenti Sandro Rosell ka folur për një radio katalanase ku është përgjigjur shkurt për momentin negative të Real Madrid dhe ka zbuluar gjithashtu se klubi po përgatit rinovimin e kontratës së Messit që skadon më 2016.

"Ditën që fillon dhe interesohesh për të tjerët do të thotë që ke filluar të humbasësh. Për kontratën e Messi jemi duke punuar. Do të ishte e papërgjegjshme nga ana jonë nëse nuk do t’i ofrojmë një zgjatje kontratë me përmirësim edhe të pagës së tij megjithatë për momentin nuk kemi asgjë në program pasi është shumë shpejt për të filluar një tratativë të tillë", deklaroi presidenti katalanas.

Një tjetër aspekt pozitiv në radhët e Barcelonës ka qënë edhe rikthimi i Cesc Fabregas në fushë pas një periudhe të vështirë për të ku trajneri Vilanova preferonte të tjerë lojtarë përpara ish kapitenit të Arsenalit. Fabregas është i vetëdijshëm që nuk po kalon momentet më të mira në këtë fillim sezoni megjithatë është i qetë. /albeu.com/




Shtuar më 21/09/2012, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori