Koronavirusi, anulohet turneu i famshëm i tenisit
Turneu i Indian Wells është anuluar për shkak të shqetësimeve se mund të shpërndahet sëmundja ngjitëse, koronavirus.

Ky turne, i cili është ndër më të mëdhenj dhe më prestigjiozet pas atyre grand slam, duhejniste këtë javë.

Zyrtarët shëndetësore në Kaliforni kanë thënë se ekziston rrezik i madh i shpërndarjes së këtij virusi nëse mbahen tubime të mëdha siç është ky turne, në të cilin marrin pjesë mijëra tifozë të tenisit.

"Jemi të gatshëm ta mbajmë turneun në një datë tjetër dhe do t’i shikojmë mundësitë", ka thënë drejtori i turneut, Tommy Haas.

Shumica e tenistëve kryesorë, përfshirë numrin dy të botës, Rafael Nadal, kanë mbërritur në Kaliforni tashmë.

Faza kualifikuese duhejniste të hënën, pra sot, ndërsa ndeshjet e rrethit të parë të mërkurën.

Ky turne tërheq më shumë se 400 mijë tifozë çdo vit në Indian Wells. /
Shtuar më 09/03/2020, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori