Koronavirusi dëmton keq financiarisht pronarin e Chelsea
Pasuria neto e bosit të Chelseat, Roman Abramovich ka pësuar një rënie rekord prej 2.4 miliardë paundësh vetëm gjatë vitit 2020.

Pandemia e Koronavirusit e i ka shkaktuar miliarderit rus një dëm kolosal financiar.

Abramovich, i cili bleu klubin e Çelsit në vitin 2003 zotëron një pasuri prej 10.95 miliardë paundësh.

Sipas "Moscow Times", miliarderët e Rusisë kanë humbur në total 50.6 milionë paund gjatë 3 muajve të parë të këtij viti.

Vetë presidenti rus Vladimir Putin ka humbur 2.8 miliardë sterlina, ndërsa humbjet e Abramovich kanë shkuar deri në 2.4 miliardë paund.

Shkaku i këtyre humbjeve të manjatit të naftës janë bërë efektet e Covid-19 në tregjet financiare. 53-vjeçarit i është ndaluar të hyjë në Britani që prej vitit 2018.

Gjatë kësaj kohe që Abramovich nuk ka hyrë në ishull, ai është pajisur edhe me pasaportë izraelite.
Shtuar më 17/03/2020, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori