Koronavirusi detyron FIFA-n të propozojë një ndryshim madhor në ndeshjet e futbollit
FIFA ka propozuar së fundmi një risi përsa i përket vazhdimit të pjesës së mbetur të sezonit në aktivitetet futbollistike.

Qeveria e futbollit botëror është shprehur pro lejimit të kryerjes së 5 zëvendësimeve për çdo skuadër gjatë një ndeshjeje.

Mirëpo, që ky propozim të marrë fuqi duhet të miratohet nga Bordi i Shoqatës Ndërkombtare të Futbollit (IFAB), e cila miraton rregullat e lojës së futbollit.

Nëse ky propozim do të kalohej me sukses, do të ishte një ndihmë e madhe për klubet e futbollit, të cilat do të kenë mundësi të aktivizojnë më tepër lojtarë në ndeshje dhe të karikohen më tepër për të siguruar rezultatet pozitive.
Shtuar më 27/04/2020, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori