Ish-presidenti i klubit italian ndërron jetë në moshë 37 vjeçare nga koronavirusi
Andrea Michelli, ish-presidenti i klubit nga Serie C Pergolettese, ka vdekur sot në moshën 37-vjeçare, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Pandemia Covid-19 e ka goditur Italinë më rëndë se çdo vend tjetër të botës, veçanërisht rajonin e Lombardisë, ku mbi 3.000 persona kanë vdekur deri më tani.

Pergolettese, klubi që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit italian, konfirmoi përmes një komunikate se ish-presidenti i vet ka vdekur.

Ai e kishte ndihmuar ekipin e vet të rikthehet në nivelet e futbollit profesionist pasi e kishte fituar titullin në Serie D dhe më pas ishte larguar duke dhënë dorëheqje më 2016.

Më parë, Michelli kishte qenë edhe president i ekipit lokal Pizzighettone.
Shtuar më 22/03/2020, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori