Koronavirusi i merr jetën tifozit 38-vjeçar
Seb Lewis, 38 vjeç, i njohur në Angli si një shembull i tifozit pasionit dhe origjinal, ka humbur jetën për shkak të Koronavirusit.

Lajmi i hidhur u njoftua nga klubi i Charltonit, në ndeshjet e të cilit në shtëpi dhe jashtë Lewis kanë qenë gjithmonë i pranishëm, që nga viti 1998 deri sot.

Tifozi i njohur kishte shfaqur simptoma më 16 mars dhe pas shtrimit në spital gjendja e tij ishte përkeqësuar në dy ditët e fundit, derisa e humbi betejën me virusin vdekjeprurës.

"Ne jemi të shkatërruar nga ky lajm, ai ishte shpirti dhe zemra e familjes së madhe të Charltonit. Ne ishim krenarë për faktin se ai kurrë nuk kishte humbur një ndeshje nga shkurti i vitit 1998 deri sot", shkruan klubi në profilet e tij sociale, duke postuar edhe dy foto të super fansit Lewis, që kishte ndjekur 1076 takime radhazi të skuadrës së tij të zemrës.
Shtuar më 28/03/2020, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori