Futbolli
bullgar qan ndarjen e parakohëshme nga jeta të trajnerit 61-vjeçar Nikola
Spasov. Tekniku i skuadrës së Montanës në elitën e futbollit
bullgar nuk arriti ta
fitonte dot
betejën me koronavirusin.
Spasov pasi u infektua me COVID-19, qëndroi 3 javë në spital periudhë në të cilën nuk arriti të
fitonte betejën me
jetën. Trajneri i ndjerë, ka pasur një karrierë të suksesshme edhe si futbollist, teksa u shpall kampion në vitin 1978 me Lokomotivën e Sofjes. Si trajner suksesin më të madh e regjistroi në vitin 2015 me Çerno More Varna, ku fitoi Kupën dhe Superkupën bullgare.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 14:06