Koronavirusi, La Lagi zgjat pezullimin e kampionatit
La Liga do të jetë kampionati tjetër që do të zgjas pezullimin.

Në Spanjë, ditëve të fundit koronavirusi ka bërë përhapje të madhe, duke regjistruar një numër të madh të viktimave.

Federata e Futbollit Spanjoll në fund të javës së kaluar pezulloi kampionatin për dy javë, por kjo kohë do të zgjate.

Qeveria e Spanjës planifikon të njoftojë për një shtrirje të re të izolimit në betejën për koronavirusin.

Këto vendime të qeverisë, do të bëjnë që La Liga të mos mund të fillojë së paku për një muaj.

Kujtojmë se Premierliga gjatë ditës së sotme ka vendosur që kampionati të mos nis më herët se data 30 prill.
Shtuar më 19/03/2020, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori