Koronavirusi, lojtarët në Angli shfaqin frikë dhe pasiguri
Premier League duket se është përfshirë nga kaosi. Kur duhet të fillonin stërvitjet e vogla në grup, disa lojtarë kanë filluar që të mos i bashkohen kësaj ideje.I pari është Ngolo Kante, mesfushori francez i Chelseat, i cili ka refuzuar të shkojë në stërvitje me “Blutë” e Londrës ditën e mërkurë, ndryshe nga ajo që kishte bërë një ditë më parë.

Mesfushori të martën ishte në gjendje të mirë në stërvitje, por më pas vendosi që të mos i bashkohej më skuadrës, pasi është trembur nga një infektim i mundshëm.Francezi kërkoi lejen e klubit që të mos paraqitej në stërvitje dhe të vazhdonte ta bënte diçka të tillë në banesën e vet. Natyrisht që një vendim i tillë ka marrë edhe miratimin e klubit londinez

Ndërkohë përveç Kantes, një tjetër diskutim i hapur në Premier League mbetet çështja e mbrojtësit të Watford, Adrian Mariappa.Xhamakani rezultoi pozitiv me Covid-19, ndërkohë që ishte vetë ai që e bëri të ditur diçka të tillë.
Mariappa është shprehur se nuk arrin ta kuptojë se si është infektuar, duke qenë se nuk ka dalë pothuajse fare nga shtëpia.

Lojtari i Watford ka theksuar se e ka lënë shtëpinë gjatë periudhës së karantinës vetëm për ndonjë stërvitje të shkurtër apo shëtitje me fëmijët, prandaj e gjithë situata i duket tepër e çuditshme.Ai është shprehur se nuk kishte asnjë simptomë dhe nëse nuk do të bënte test nuk do ta kishte mësuar kurrë që ishte infektuar.Deklarata e mbrojtësit të Watford ndjekin polemikat e hapura së fundmi në Britani, ku shpesh vihen në dyshim cilësia e tamponëve, të cilët japin rezultate jo të sakta.Disa lojtarë në Premier League nuk mundën që të dalin në seancat e para stërvitore, pasi rezultatet e tamponëve nuk ishin as pozitive e as negative, duke u detyruar që të kryejnë sërish teste.
Shtuar më 21/05/2020, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori