Koronavirusi përhapet në Spanjë, ky është vendimi i fundit për "El Clasico"
Në Spanjë janë regjistruar 32 raste të koronavirusit, por presidenti i kampionatit spanjoll Javier Tebeas konfirmon se “El |Clasico” e së dielës Real Madrid-Barcelona nuk rrezikohet aspak të shtyhet.

“Nuk e konsiderojmë mundësinë e shtyrjes së ‘El Clasicos’ ose të ndonjë ndeshjeje tjetër. Për ndeshjen e së dielës, kemi ngritur një komision të La Ligas për të monitoruar situatën. Po shikojmë mundësinë t’i zhvillojmë ndeshjet me dyer të mbyllura. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë takimet do të shtyhen. I kemi dërguar planin tonë UEFA-s”, bëri me dije presidenti i ligës spanjolle të futbollit.

Ndryshe nga Italia, ku shumë ndeshje të ligave të ulëta janë shtyrë, ose luhen me dyer të mbyllura, në Spanjë, ndeshjet zhvillohen normalisht. Nëse situata shëndetësore në Spanjë përkeqësohet, autoritetet do të jenë të detyruara të marrin vendim tjetër.
Shtuar më 28/02/2020, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori