Koronavirusi prek edhe Parmën, gjashtë të infektuar
Serie A po vazhdon të rrezikohet seriozisht nga virusi Covid-19.

Koronavirusi po vazhdon të shpërndahet me të madhe në Itali, duke prekur kështu direkt edhe skuadra e Serie A.

Së fundmi, është skuadra e Parmas ajo që njofton për një shpërthim.

Nga rezultatet e pranuara prej testeve të fundit, Parma numëron gjashtë raste pozitive.

Rastet e konfirmuara si të infektuar me virusin janë lojtarë dhe i mungojnë skuadrës nesër për ndeshjen ndaj Udinese.

Thuhet se ASL ka synuar shtyrjen e ndeshjes, por Lega Serie A ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Shtuar më 17/10/2020, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori