Koronavirusi prek skuadrën franceze, shtyhet ndeshja hapëse e Ligue 1
Kampionati francez ishte një prej atyre që nuk rifilloi më që prej ndërprerjes për shkak të pandemisë, pasi autoritetet vendosën ta mbyllin para kohe sezonin për të mos rrezikuar më shumë me përhapjen e koronavirusit.

Ky vendim shkaktoi polemika të shumta, ndërsa tani prej disa javësh klubet franceze kanë nisur punën për t’u përgatitur për sezonin e ri, që është planifikuar të startojë këtë të premte, me përballjen Marseille-St. Ettiene.

Megjithatë edhe sezoni i ri nuk mund të fillojë normalisht, pasi drejtuesit e Ligue 1 kanë vendosur të shtyjnë ndeshjen hapëse të kampionatit, duke qenë se klubi i Olympique Marseille ka raportuar për katër raste me koronavirus.

Edhe klubi i Nimes ka raportuar sot për dy raste me koronavirus, ndërsa ende nuk dihet fati i ndeshjes së saj ndaj Brest, parashikuar për t’u zhvilluar të dielën. Gjithsesi deri tani nga klube të ndryshme franceze janë raportuar plot 37 futbollistë pozitivë dhe kjo ka komplikuar jo pak situatën në prag të nisjessezonit të ri.

Mediat sportive në Francë, duke cituar autoritetet, raportojnë se po merren në konsideratë edhe shtyrja e nisjessezonit, vendim ky që mund të vijë në 2-3 ditët e ardhshme, pasi të gjithë klubet janë bërë gati të zbresin në fushë këtë fundjavë.
Shtuar më 18/08/2020, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori