Koronavirusi "pushton" klubin e futbollit, 25 persona në izolim
25 persona, lojtarë dhe staf të skuadrës ukrainase të Karpaty di Leopoli kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Lajmin e konfirmoi klubi ukrainas që militon në kategorinë kryesore, ndërsa emrat nuk janë publikuar për shkak të privatësisë.

Liga e Ukrainës rifilloi javën e kaluar pa Karpaty. Ndeshja e parë e ekipit u anulua një ditë më parë për shkak të rasteve të dyshuara të virusit dhe kampionati tani ka shtyrë edhe dy ndeshje të tjera.

Drejtues të Karpaty di Leopoli kanë ftuar edhe klubet e tjera të futbollit të bëjnë edhe ata testet anti-Covid-19. E gjithë skuadra është në izolim për një periudhë 2-javore.
Shtuar më 04/06/2020, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori