Koronavirusi "pushton" kombëtaren e Danimarkës, izolohen 8 futbollistë
Federata e Futbollit të Danimarkës pas dy testeve pozitive me COVID-19 ka vendosur në karantinë 8 lojtarë të ekipit kombëtar dhe disa anëtarë të stafit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata sot theksoi se lojtarët">lojtarët e prekur do të mungojnë në ndeshjen miqësore kundër Suedisë dhe do të testohen përsëri para ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Danimarka do të presë Islandën dhe do të udhëtojë për në Belgjikë.

Futbollisti Robert Skov i cili luan për klubin gjerman, Hoffenheim është një nga lojtarët">lojtarët që doli pozitiv. Ai nuk mendohet të jetë infektuar derisa ishte në kampin e ekipit kombëtar.

Lojtarët">Lojtarët që tani veçohen përfshijnë sulmuesin e Barcelonës, Martin Braithwaite dhe sulmuesin e Leipzigut, Yussuf Poulsen.

Danimarka tashmë nuk ka përzgjedhur disa lojtarë nga klubet e Premier Ligës për shkak të kufizimeve të qeverisë britanike për qytetarët që vijnë nga vendi skandinav.

Shtuar më 10/11/2020, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori