Skuadra e
Romës i është bashkuar luftës
kundër Coronavirusit.
Skuadra nga kryeqyteti italian ka kontribuuar në
luftën kundër Coronavirusit, duke dhuruar mijëra maska për spitalin Spallanzani.
‘Giallorossi’ kanë bërë të ditur përmes faqes zyrtare të skuadrës së kanë dhuruar këtë donacion për qendrën mjekësore të qytetit të
Romës.
Por, nuk janë vetëm maskat. Nga 10 marsi, kushdo që shkon në dyqanin e
Romës, në ‘Piazza Colonna’, në qendër të
Romës, do të pranojë një nga 2000 shishet e xhelit sanitizues që do të shpërndahen falas.
Kështu, edhe futbolli po jep kontributin në
luftën kundër virusit Covid-19.
Shtuar më 06/03/2020,
ora 21:22