Koronavirusi rrezikon edhe Championsin, UEFA do të marrë vendim nesër
UEFA do të mblidhet nesër në Amsterdam (Holandë) për të hedhur jo vetëm shortin e Ligës së Kombeve, por në të njëjtën kohë do të mbahet edhe asambleja vjetore e qeverisë kontinentale të futbollit, në të cilën tema kryesore do të jetë analizimi dhe ndërmarrja e disa planeve dhe një vendimi për të ardhmen e kompeticioneve kontinentale.

Duke parë se tashmë koronavirusi është bërë një kërcënim shumë serioz, sidomos në Itali, ku në 48 orët e fundit janë evidentuar papritur 400 raste të menjëhershme, por edhe në vende si Franca e ishulli britanik kanë nisur të zbulohen shumë raste, e gjithë kjo ka vënë alarmin.

Tashmë nuk duket vetëm Italia një rrezik, por edhe në shtetin transalpin e në Angli, Uells e Irlandë, vende që nuk ishin përfolur deri dje, ka nisur një ndjenjë e madhe frike, duke bërë që nesër edhe vetë UEFA të vendosë ndoshta për shtyrjen e Ligës së Kampioneve.

Fakti që mesjavën e ardhshme ka nisur të përflitet se sfida mes PSG-së dhe Dortmundit është në rrezik, duke parë edhe masat që do të nisin të ndërmerren në Francë.

Dhe sigurisht që kjo gjë do të bisedohet në asamblenë e UEFA-s dhe nëse miratohet shtyrja, në bashkëpunim edhe me masat e qeverisë franceze, atëherë do të jetë e nevojshme që për të mos çorientuar kalendarin të frenohen për një datë të re edhe të gjitha takimet e tjera të 1/8-ave të finaleve të Champions-it.

Ndërkohë, në rrezik janë vënë gjithashtu sfidat “play off” të Ligës së Kombeve, të cilat do të përcaktojnë 4 skuadrat që do të shkojnë në Europian nga kjo “trampolinë”, por akoma më shumë se kaq do të hipotetizohet edhe një shtyrje e mundshme e datave të Europianit, nëse situata e koronavirusit nuk përmirësohet.

Paniku i këtij virusi ka nisur të trondisë frikshëm jetën në kontinentin e vjetër.
Shtuar më 02/03/2020, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori