Koronavirusi sjell ndryshime të mëdha, pritet të ndryshohet bilbili pas 140 vitesh, ja me çfarë do zëvendësohet
Përhapja e Koronavirusit, pritet të sjellë ndryshime të shumta në fushën e sportit, teksa bilbili klasik rrezikon të dalë në pension pas 140 viteve.Referee-whi

Tendenca më e fundit vjen nga SHBA, që po mendon të shmangë rrezikun e infektimit. Bëhet fjalë për një bilbil elektronikgjyqtarët do ta mbajnë në duar dhe do ta aktivizojnë nëpërmjet një pulsanti.

“Them se nuk mund të përdoret më bilbili. Lojtarët prekin topin, ia kthejnë gjyqtarit, gjyqtari e prek, vendos bilbilin në gojë dhe është i hapur ndaj rrezikut.”, u shpreh Vern Herris, një gjyqtar amerikan me shumë eksperiencë në basketboll.

Bilbili elektronik është hedhur në treg nga “Fox40”, një ndërmarrje që prodhon bilbila për gjyqtarët dhe që shet mbi 15 mijë copë në ditë.
Shtuar më 29/06/2020, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori