Koronavirusi, tifoz me maskë edhe në "Air Albania"
Përhapja e koronavirusit nga Azia e largët në Itali brenda një kohe të shkurtër ka frikësuar shumë qytetarë dhe në Shqipëri.

Futbolli është detyruar kohët e fundit të pranojë disa masa mbrojtëse kundër përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës.

Edhe në derbin e sotëm, i cili do të luhet në “Air Albania”, një qytetar ka vendosur maskë në fytyrë për të shmangur infektimin e mundshëm nga koronavirus.

Deri tani në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast infektimi me koronavirus, por shumë qytetarë kanë marrë masat për t’u mbrojtur nga ky virus i rrezikshëm.

Kujtojmë që në Itali dhe disa shtete të tjera europiane, disa ndeshje janë shtyrë ose do të luhen pa tifozë.
Shtuar më 28/02/2020, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori