KORONAVIRUSI/ UEFA anulon zyrtarisht Kampionatin Europian U19
Pasi shtyu dy herë radhazi Kampionatin Europian U19, UEFA vendosi ta anulojë përfundimisht këtë kompeticion, për shkak të situatës së vështirë që po krijohet me valën e dytë të koronavirusit.

Ky Europian ishte planifikuar për t’u luajtur në Irlandën e Veriut në korrikun e 2020-ës, por u shty fillimisht për në nëntor e më pas për në mars të 2021-shit, megjithatë sot qeveria europiane e futbollit njoftoi anulimin përfundimtar të tij.

Në bazë të këtij vendimi, Franca, Portugalia, Italia, Anglia e Holanda kualifikohen automatikisht për në Kupën e Botës U20, që është planifikuar për t’u zhvilluar pranverën e ardhshme në Indonezi.
Shtuar më 21/10/2020, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori