Koscielny rikthehet në fushë për Arsenalin, pas 6 muajsh mungese
Fitorja e mbrëmshme e Arsenal kundër Qerabag 1-0, është shoqëruar edhe më një tjetër gëzim,ajo rikthimit të kapitenit të klubit të Arsenalit, Laurent Koscielny, i cili luajti plot 72 minuta.

Kapiteni bëri një pushim pas një demtimi te rende dhe për 6 muaj nuk ishte pjesë e fushës.

Vetë lojtari shprehet shumë i lumtur për rikthimin e tij.

"Ishte një ditë e rëndësishme për mua. Ishte fundi i rehabilitimit tim, prandaj jam shumë i lumtur të luaj sot me ekipin tim. Ishte shumë emocionuese“.

Më tej vazhdoi: “Kam takuar shumë njerëz që më ndihmuan dhe kështu jam shumë krenar që i njoh ato tani. Kishte disa momentevështira, gjatë kësaj periudhe, por tani mendoj se jam më i qetë dhe i përqendruar në atë që dua, dhe fizikisht jam mirë."

"Më pëlqen të punoj. Tani arrita rezultatin për të gjitha përpjekjet që bëra gjatë shtatë muajve. Ka qenë e vështirë, por mësova shumë për veten, dhe njerëzit rreth meje".


Shtuar më 14/12/2018, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori