Kosova afron edhe një futbollist nga Seria A
Kosova po përgatit një tjetër afrim të rëndësishëm në kombëtare. bëhet fjalë për Përparim Hetemaj, i cili më parë ka përfaqësuar Finlandën.

Ka qenë trajneri i finlandezve që ka hapur rrugën e afrimit të tij, duke folur në një konferencë për shtyp në prag të sfidës së nesërme.

Backe nuk e ka ftuar mesfushorin e Chievon për ndeshjen me Kosovën, me kërkesë të lojtarit. Madje, Backe i ka hapur rrugë Hetemjat që në vazhdim të karrierën ta përfaqësoj Kosovën.

“Unë kam folur me Përparim Hetemjan dy jave me parë dhe e kam respektuar vendimin e tij që të mos luajë në këto dy ndeshje.
Pas këtyre dy ndeshjeve do të flas më të dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse ai vendos të luajë për Kosovën, unë nuk do te kisha ndonjë problem dhe do t’i uroja suksese”, ka theksuar Backe.
Shtuar më 04/09/2016, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori