Kosova anetaresohet ne EuroLeague-n e boksit
Albeu.com
Liga Evropiane e Boksit (EuroLeague) e ka pranuar Federatën e Boksit të Kosovës si anëtarë me të drejta të plota, dhe kështu për herë të parë iu jepet mundësia klubeve kosovare që të garojnë në të gjitha ligat dhe turnetë evropiane.Vendimi për pranimin e Kosovës në këtë ligë është marrë nga zyrtarët e EuroLeague-s së boksit gjatë një takimi në Gyor të Hungarisë.
Federata e Boksit e Kosovës në fillim të këtij viti kishte bërë kërkesë për pranim në këtë ligë, por dy herë ishte refuzuar kërkesa e saj. Mirëpo qëndrimi i zyrtarëve më të lartë të Ligës, ndryshoi një muaj më parë kur drejtori i kësaj lige Sizlard Bolla dhe sponzori Ivo Dvorak, vizituan vendin tonë dhe ishin prezent në disa turne të boksit me çka u ndan të kënaqur si me organizimin e këtyre turneve e po ashtu edhe me cilësinë e boksit.

“Sot kemi marrë një letër konfirmuese nga presidenti i Euroligës, Sizlard Bolla, i cili na ka njoftuar se në mbledhjen e fundit të Euroligës është marrë vendimi që prej muajit shtator, Kosova të jetë pjesëmarrëse e garave në këtë ligë”, është shprehur zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

Meqenëse Kosova është pranuar në EuroLeague, atëherë pritet që përfaqësuesja e Kosovës të garojë në këtë ligë që nga muaji shtator kur edhe fillon sezonin 2009/2010. Klubet kosovare të boksit do t’i kenë të drejtat e plota që të garojnë në sezonin 2009/2010. Ndërkohë, boksierët kosovarë që tani mund të boksojnë ose të nënshkruajnë për ndonjë klub evropian.
Shtuar më 29/07/2009, ora 16:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori