Kosova drejt pranimit në UEFA
Albeu.com
Kosova me sa duket është rrugës për t'u bërë shtet i pavarur dhe anëtare e Kombeve të Bashkuara, njëherësh duke shtuar gjasat maksimalisht që Federata e saj e Futbollit (FFK) të pranohet në organet e shtëpisë evropiane, UEFA. Kjo si kthim, bën që futbollistët kosovarë të humbin besnikërinë e tyre ndaj Kombëtares së Shqipërisë.Një zëdhënës i UEFA-s ka thënë: "UEFA tashmë ka pasur disa kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës. Nëse Kosova përmbush të gjitha kriteret për të qenë anëtare e UEFA-s dhe nëse aplikimi për anëtarësim pranohet nga Kongresi i UEFA-s, futbollistët që kanë luajtur për Kombëtarën e Shqipërisë do të kenë mundësi të zgjedhin se cilin shtet dëshirojne ta përfaqësojnë". Ne mesin e këtyre futbollistëve përfshihen: Lorik Cana, Besnik Hasi, Arian Beqaj, Armend Dallku e Debatik Curri, Bekim Kastrati dhe Besart Berisha i Hamburgut. Një prej kritereve kryesore për pranim në UEFA është se federata që aplikon për pranim duhet të përfaqësojë një shtet të pavarur të pranuar në Kombet e Bashkuara. Përfaqësuesja e Kosovës tashmë ka seleksionuesin e saj, Edmond Rugova, që ka lënë postin e tij në SHBA për të marrë këtë detyrë këtu. Ndeshja e vetme e Kosovës jashtë saj ishte ajo e vitit të shkuar si mysafire ndaj përfaqësuesës amatore të Monakos, që përfundoi me rezultat 7:1 në të mirë të Kosovës. Koha
Shtuar më 30/05/2007, ora 17:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori