"Kosova është Serbi", tifozët çek provokojnë "Dardanët"
Pak orë para se të fillojë ndeshja e shumëpritur midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë, disa tifozë të skuadrës kundërshtare janë dëgjuar duke bërë thirrje “Kosova është Serbi.

Klan Kosova mëson se autoritetet çeke kanë intervenuar duke i larguar tifozët provokatorë në mënyrë që mos te ketë ndonjë përleshje mes tifozëve.

Përveç thirrjeve, nuk raportohet të ketë pasur ndonjë incident në Plzen të Çekisë.

Ndeshja midis Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen, duke filluar nga ora 20:45.
Shtuar më 14/11/2019, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori