"Kosova është zemra e Serbisë", tifozët serbë provokojnë në Australian Open (VIDEO)
Nuk është hera e parë që tifozët serbë provokojnë me thirrje apo parulla kundër Kosovës.

Këtë gjë e kanë bërë së fundmi edhe në Australian Open ku brohorasin, "Kosova është zemra e Serbisë".

Në fakt, tifozët që po e ndiqnin jashtë stadiumit përmes një ekrani gjigant meçin final ndërmjet serbit Novak Djokovic dhe austriakut Dominic Thiem, gjatë meçit janë duke dëgjuar të thërrisnin dhe brohorisnin në gjuhën serbe: Kosova është zemra e Serbisë.

Kjo video, e cila i përmbledh momentet e meçit dhe atmosferën jashtë stadiumit Rod Laver Arena, është shpërndarë në Facebook nga gjiganti mediatik sportiv, Eurosport.

Tifozët serbë kanë bërë vazhdimisht thirrje provokuese nacionaliste, por kanë shfaqur edhe parulla kundër Kosovës dhe shqiptarëve në të kaluarën në aktivitetet sportive.
Shtuar më 03/02/2020, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori