Kosova gati për tu përballur me Omanin
Pëlqej
Përfaqësuesja e Kosovës sot pasdite ne oren 17.00 do të përballet me kombëtaren e Omanit.

Kosova luan për të katërtën herë një ndeshje miqësore me "bekimin" e FIFA-s.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku tha se ndeshja me Omanin është me rëndësi për Kosovën dhe të ardhmen e përfaqësueses.

“Rruga jonë sapo ka filluar, kjo është loja e katër internacionale dhe vet interesi im kur kam hyrë për t’i analizuar lojtarët kam parë që disa prej lojtarëve të tyre kanë përmbi njëqind lojë. Ne kemi lojën e katër, por kjo ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin tonë, për idenë e lojës sonë, dhe kur e ke një kundërshtar shumë të mirë, atëherë ta jep edhe mundësinë për tu zhvilluar, e për të mësuar gjëra të reja për të ardhmen”, tha Bunjaku.

Ndërsa, tranjeri i Omanit, Paul le Guen ka thënë se është i kënaqur që është në Kosovë, pasi i duket vend interesant, ngase edhe nuk e ka vizituar më parë. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2014, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori