Kosova kërkon të bindë talentin e Bayernit
Meritan Shabani është talenti kosovar që aktivizohet te skuadra e Bayernit. Mesfushori me tipare sulmues, ka të ardhme premtuese dhe është në planet e klubit bavarez. Shabani gjeti dhe rrugën e rrjetës në sfidën miqësore ndaj Manchester Cityt të luajtur në orët e para të mëngjesit.

Por cilën kombëtare do të zgjedhë futbollisti 19-vjeçar? Kjo është dilema më e madhe. Në një prononcim për “Gazetën Express”, Bujar Shala, menaxheri për media dhe licencime në Federatën e Futbollit të Kosovës ka treguar se ata janë në kontakte të vazhdueshme më familjarët e Shabanit.

“Po ka shumë kohë që jemi në kontakt me familjarët e Meritanit Ata kërkojnë që të mos nguten dhe fillimisht duan ta shohin sesi po zhvillohet Meritani e më pas të marrin një vendim.

“Ne ua kemi bërë të qartë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundshme që Meritani të përcaktohet dhe të luaj për Kosovën”, u shpreh Shala. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori