Kosova në udhëkryq, 6 futbollistë presin "ok-in" nga FIFA
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se është i shqetësuar me faktin se ende nuk e di nëse do t’i ketë në dispozicion gjashtë lojtarë që i ka grumbulluar për ndeshjen kundër Finlandës për shkak se FIFA ende nuk ka dhënë përgjigje nëse ata kanë të drejtë të luajnë.

“Normalisht që nuk është fakt i zakonshëm që nuk dimë ende për 6 lojtarë nëse do ti kemi në dispozicion apo jo. Si do që të jetë futbollistët janë tejet të përqendruar te loja dhe ne po përgatitemi sikur të kishin drejt loje.

Në përballjen me Finlandën do të jemi të kujdesshëm por gjithnjë në ambiciet tona për një rezultat pozitiv. Ashtu siç e thashë i vetmi fakt shqetësues është lejimi i 6 futbollistëve nga FIFA e që po presim të ndodhë të hënën”, ka thënë Bunjaki.
Shtuar më 04/09/2016, ora 09:17
shqip
e Dielë 4 Shtator 2016, Ora 09:51
valla edhe une po brengosem per maqedonin..!!! nuk luajn dy lojtar per maqedonin ma te mire...por shpresoj se mund ti ja dalim me nje rezultat pozitiv....
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori