Kosova nderohet me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike
erzakosovo
Erza Muminoviqi ka fituar një tjetër medalje të bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj që po zhvillohen në Buenos Aires në Argjentinë. Xhudistja nga Kosova e fitoi këtë medalje në garat mikse.

Erza bënte pjesë në ekipin e Rio de Janeiro ku dhe mposhtën skuadrën e Sydneyt dhe Atlantës e më pas u mposhtën në fazën e gjysmëfinales nga Athina.

Duelin e parë ajo e fitoi ndaj rumunes Giorgia Hagianu ndërsa në sfidën e dytë humbi ndaj Vusala Karimova të Azerbajxhanit. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori