Kosova nderon Dukën me një çmim mirënjohjeje
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sot vizitoi Kosovën, ku u prit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala.

Në pritjen e organizuar, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tërhoqi edhe çmimin “Mirënjohje për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës”.

Presidenti Duka ka falendurar mikpritësit, ndër të tjera theksoi:

“Jam vërtet i emocionuar dhe kjo është dita më e lumtur e jetës time. Falënderoj me këtë rast Ministrin Shala dhe Kryetarin Vokrri për këtë nder që më afruan. Ne, jo vetëm që do ta forcojmë bashkëpunimin vëllazëror që kemi me njeri tjetrin, por do të vazhdojmë të jemi një, e të punojmë bashkërisht me FFK për ecjen përpara të futbollit gjithëshqiptar”.
Shtuar më 01/11/2016, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori