Kosova në zi, i jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit
Kosova është në zi, pasi sot do t’i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit kosovar e mbarëshqiptar, Fadil Vokrrit.

Vokrri ndërroi jetë një ditë më parë nga një atak kardiak në moshën 57-vjeçare dhe do të mbahet mend gjatë për karrierën e pasur në futboll në kohën e ish-Jugosllavisë, duke mbetur ndoshta i vetmi emër i shqiptarëve të Kosovës që duartrokitet edhe sot në Serbi.

Në nder të tij, presidenti Hashim Thaçi e shpalli 10 qershorit ditë zie në Kosovë dhe flamuri është ulur në gjysmështizë.

Sot në Kosovë do të zhvillohen aktivitete të shumta, nga homazhet në hollin e KuvenditKosovës, te mbledhja komemorative në sallën e seancave plenare të Kuvendit, e në fund me ceremoninë e varrimit në varrezat e Prishtinës, në Dragodan.



Shtuar më 10/06/2018, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori