Kosova përballë Azerbaxhanit, gati të shkruajë historinë
Kombëtarja e Kosovës po bën mrekulli me paraqitjet e saj në Ligën e Kombeve.
Dardanët e kanë nisur mjaft mirë këtë kompeticion të ri teksa kryesojnë grupin D me 11 pikë duke regjistruar 11 pikë 3 fitore dhe 2 barazimr. Skuadra e drejtuar nga zviceriani Bernard Chadles po bën vërtet një punë dhe kjo meriton të vlerësohet.

Sot në 20:45 Dardanët do të presin Azerbaxhanin në stadiumin Fadil Vokri. Pikërisht në ndeshjen e parë Kosova arriti ti merte kësaj kombëtare një barazim 0-0.

Nderkohë Kosovës i mjafton një barazim , për ta shndërruar një festë madhështore përballjen e kësaj mbrëmjeje, që duhet të jetë vetëm fillimi i realizimit të një ëndrre të madhe, kualifikimit në Europian. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2018, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori