Kosova fiton ndaj Ishujve Faroe
Kosova e ka fituar ndeshjen debutuese në arenën ndërkombëtare teksa fitoi 2:0 ndaj Ishujve Faroe.

Ekipi i Kosovës shënoi nga një gol në secilën pjesë. Ishte Bunjaku ai që shënoi golin e parë të takimit në fund të pjesës së parë.

Kurse Elbasan Rashani shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në minutën 90+4.

21:00 - Sonte nuk luan vetëm Shqipëria një ndeshje miqësore.

Një të tillë e luan edhe Kosova e cila para pak kohësh u pranua nga FIFA.

Kosova po luan ndaj Ishujve Faroe. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e ngushtë 1:0 për ekipin e Kosovës.

Nga Kosova është larguar me karton të kuq bersant Celina, ndërsa një u largua edhe nga ekipi i Ishujve Faroe. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori