Kosova publikon listën zyrtare për ndeshjet e shtatorit, ka afrime të reja (FOTO LAJM)

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, ka publikuar ditën e sotme listën zyrtare me lojtarët e ftuar për ndeshjet kundër Republikës Çeke në 7 shtator dhe Anglisë në 10 shtator.

Siç edhe pritej jashtë listës janë Milot Rashica, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli për shkak të dëmtimeve të pësuara kohët e fundit, duke iu bashkëngjitur edhe Arbër Zenelit e Hekuran Kryeziut.

Me skuadrën janë kthyer dy futbollistët, Valon Berisha dhe Bernard Berisha, të cilët nuk ishin ftuar nga trajneri për ndeshjet e fundit.

Gjithashtu për herë të parë me kombëtaren bashkohen Florent Muslija dhe Ibrahim Dresheviç, i cili së fundmi ka marrë lejen nga FIFA, për t’iu bashkuar dardanëve.
Shtuar më 30/08/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori