Kosova publikon listën, më në fund dhe Besart Berisha (FOTO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kosova ka publikuar ditën e sotme listën për përballjen me Islandën në Shkodër në një ndeshje te vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Në listë mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm Pepa, Meha, Halimi, Zejnullahu dhe Bunjaku, për dëmtime apo për faktin se nuk po luajnë rregullisht në klubet përkatës. Ndërkohë, përsa u përket Alban Mehës, ai mund të quhet i përjashtuar nga kombëtarja, pas ankesave publike për faktin që nuk po luan titullar.

Gjithashtu është rikthyer te Kosova sulmuesi Elbasan Rashani, ndërsa emrat e rinj janë: mbrojtësi Mërgim Vojvoda dhe sulmuesit Atdhe Nuhiu, Besart Berisha dhe Donis Avdijaj.


Shtuar më 20/03/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori