Kosova shpall listën anti-Haiti
Pëlqej
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, bëri publike listën me 22 futbollistë për miqësoren e parë me Haitin që do të zhvillohet në stadiumit "Adem Jashari" të Mitrovicës. Në këtë listë është përfshirë vetëm një futbollist që luan në Superligën e Kosovës, Kushtrim Mushica, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë aktivizohen në liga të ndryshme europiane.

Në këtë grup futbollistësh që do të kenë shansiN historik për të përfaqësuar për herë të parë në ndeshjet ndërkombëtare Kosovën, bie në sy prania e Samir Ujkanit, i cili ka hequr dorë përfundimisht nga Shqipërisë, ndërsa Loret Sadikut ka kërkuar mirëkuptimin e federatës Shqiptare të futbollit dhe trajnerit Gianni De Biasi vetëm për sfidën me Haitin, pasi më pas do të vihet nën urdhrat e italianit për eliminatoret e Euro 2016.

Dy emra të tjerë me mjaft perspektivë, Bersant Celina i Manchester City dhe Alban Bunjaku i Sevillas, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Bunjakut, ndërkohë që nuk mungojnë të tjerë elementë cilësorë, që luajnë në Gjermani, Suedi, Norvegji, Zvicër, Turqi etj, çka tregon se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm për të shfrytëzuar në të ardhmen, edhe pse për momentin mund të luajë thjesht takime miqësore. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2014, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori