Kosova shpreson ta befasojë edhe Gjermaninë
Pëlqej
Përfaqësuesja e Kosovës U21 po vijon me përgatitjet për ndeshjen kundër Gjermanisë, që zhvillohet të martën në Osnabruck. Enis Bytyqi, autori i golit në ndeshjen ndaj Norvegjisë, shpreson që Kosova mund ta befasoj Norvegjinë nëse luan sikurse ndaj norvegjezëve.

“Ne po stërvitemi për duelin me Gjermaninë dhe gjithçka po shkon si duhet. Nëse luajmë si kundër Norvegjisë me zemër dhe japim maksimumin besoj se do të nxjerrim rezultat të mirë. I njoh shumicën e futbollistëve të Gjermanisë, pasi kam luajtur me ta në U18 dhe kanë një ekip të mirë”, ka deklaruar ai për faqen e FFK-së.

“Por, Gjermania ka bërë ndërrim të gjeneratës dhe ende nuk kanë zhvilluar shumë ndeshje me këtë grup të futbollistëve. Presioni është në anën e Gjermanisë, luajnë në shtëpi dhe u duhet ta tregojnë veten. Por ne i kemi 6 pikë dhe po ashtu synojmë që të marrim rezultat pozitiv. Prandaj, neve nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të luajmë pa presion dhe të përqendruar”, ka thene me tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori