Kosovë – Bullgari, 11 mijë bileta të shitura për 1 orë
Pothuajse 11 mijë bileta tashmë janë shitur për ndeshjen e 25 marsit në "Fadil Vokrri" që Kosova do ta zhvillojë me Bullgarinë.
Ende pa u bërë dy orë nga hedhja online e biletave për ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë (16:00), për kualifikueset për "Euro 2020", pothuajse tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, Diturie Hoxha, zyrtare për media në Federatën e Futbollit të Kosovës.
"Sipas Kompanisë që është duke e bërë shitjen e biletave, janë shitur tashmë pothuajse të gjitha. Neve na është konfirmuar nga Kompania që po bën shitjen e biletave online "tiks.app" se kanë mbetur vetëm rreth dy mijë bileta". /albeu.com/


Shtuar më 11/03/2019, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori