Kosovë-Oman, dalin në shitje biletat
Pëlqej
Dalin në shitje biletat e miqësores Kosovë-Oman. Lajmi konfirmohet nga vetë Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për mediat.

"Njoftojmë opinionin futbolldashës se biletat për ndeshjen miqësore ndërkombëtare Kosova –Omani janë vënë në shitje në 7 qendrat e Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë e Gjilan)", thuhet një njoftimin e FFK-së.

FFK ka bërë të ditur se biletat mund të blihen në pikat e kompanisë Money-Gram dhe kushtojnë 5,7 dhe 10 euro.

Ndeshja Kosova-Omani do të luhet të dielën, ora 16:00 në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori