Kosovë-Oman, Hasani: Ti tregojmë botës se dimë të luajmë futboll
Pëlqej
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Shpëtim Hasani, shprehet më nota optimizmi për miqësoren e radhës kundër Omanit. Në një intervistë për mediat vendase, ai thekson se ka ardhur momenti që Kosova t’i tregojë botës se di të luajë futboll.

Hasani shton se ky takim duhet të shërbejë gjithashtu për t’u afruar sa më shumë me FIFA-n, institucion që duhet ta pranojë edhe zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi i skuadrës së Orebros komenton edhe takimin e radhës, duke u shprehur se do të luftojë në fushën e blertë për të regjistruar golin e parë me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Pas Haitit dhe Senegalit, përballja ndaj Omanit është e treta për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Miqësorja do të luhet ditën e dielë në orën 16:00. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori