Kosovën apo Austrinë? Ja kë ka zgjedhur Ylli Sallahi
Ylli Sallahi nuk dëshiron të luajë në të ardhmen për Kosovën. Ish-lojtari i Bayernit dhe tani i Karlsruher në Bundesliga 2 ka konfirmuar këtë lajm të hidhur për ekipin e Bunjakut.

Mbrojtësi i majtë, që luan me Austrinë U-21, thotë se do të vazhdojë të luajë me Austrinë, dhe ka ëndërr që të luajë për ekipin e parë të Austrisë.

“Jam befasuar që Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur interesim për mua, por askush nuk ka folur me mua. Unë dëshiroj të luaj për Austrinë. Këtë gjë kam thënë gjithmonë, dhe kështu dua të ndodh edhe në të ardhmen”, deklaroi Sallahi për "sportkrone.at".
Shtuar më 08/10/2016, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori