Koulibaly drejt Parisit, PSG-ja përgatit ofertën e parezistueshme
Kalidou Koulibaly deri më tani nuk ka patur një sezon të mirë. Problemet me presidentin, De Laurentis kanë ndikuar që futbollisti mos të ketë një performancë të mirë në fushë.

Duke parë situatën në të cilën ndodhet, mbrojtësi po mendon që të nisë një aventurë të re në një klub tjetër. PSG po kërkon të përfitojë nga situata e senegalezit dhe i kanë ofruar futbollistit një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon.

Ditët në vazhdim pritet të ketë zhvillime të reja pasi parisienët janë të vendosur për të përfituar shërbimet 28 vjeçarit, i cili konsiderohet nga drejtuesit e klubit francez si pasardhës i Thiago Silvas.
Shtuar më 18/01/2020, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori