Koulibaly ka një mesazh për Mbappe
Pëlqej
MBAPPE
Mbrojtësi i skuadrës së Napolit, Koulibaly ka një mesazh për yllin e skuadrës së Paris Saint Germain, Mbappe. Ai tha se nuk duhet ndonjë shpikje për të ndalur francezin.

“Nuk ka ndonjë ilaç magjik për ta ndalur Mbappen, thjesht bëra punën time.
Çdo rival ka fuqitë dhe dobësitë e tij, kështu që një mbrojtës duhet të gjej çelësin e duhur për ta neutralizuar atë. Mbappe është shumë i shpejt. Ne e pamë atë me Francën në Botëror dhe tani po e shohim përsëri në Ligue 1.

Ai është shumë vështirë të ndalet, kështu që u përpoqa për ti lexuar lëvizjet e tij. Funksionoi mirë të martën dhe jam i lumtur”, tha mbrojtësi i Napolit. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori