Koulibaly presion Juventusit: Napoli fiton titullin
Kalidou Koulibaly ka deklaruar i bindur se Napoli do të shpallet kampion këtë sezon në Serinë A.

Koulibaly bëri të qartë që skuadra e tij e ka kaluar zhgënjimin në humbjen 4-3 ndaj Juventusit dhe se tani janë gati në luftën për titull.

"Kush do ta fitojë Scudetto? Napoli. Dhe ju mund ta shkruani këtë", ka thënë fillimisht Koulibaly për Corriere dello Sport.

"Ne e besojmë këtë, humbja në Torino nuk la asnjë gjurmë".

"Sezoni gjithashtu sapo ka filluar", përfundoi mbrojtësi i Napolit.
Shtuar më 13/09/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori