Kovac kërkon Jovic te Bayerni, por ka një problem
Të gjithë duan Luka Jovic. Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, që ka një kosto e cilla rrotullohet rreth 50 milionë euro, është në objektivin e shumë klubeve.

Referuar raportimeve të një gazetari të medias gjigante gjermane "Bild", serbi është edhe në dëshirat e trajnerit të Bayern Munich.

"Niko Kovac kërkon Luka Jovic. Në fakt nuk është e domosdoshme të drejtosh Bayern për të parë që Jovic ka potencialin për tu bërë një prej sulmuesve më të mëdhenj të Europës", shkruan gazetari i "Bild".

"Pavarësisht kësaj, Bayern heziton ta blejë serbin. Kovac, ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk ka kartë të bardhë në klub për të thënë: ‘Ose Jovic, ose asgjë’", vijon "Bild".

Sipas të njëjtit raportues, vetë Jovic është gjithashtu i interesuar për një transferim te Bayern Munich, por deri në këtë moment, Eintracht nuk ka marrë asnjë ofertë. /albeu.com/


Shtuar më 03/05/2019, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori