Bayern Munichu ka marrë lajme negative nga stafi mjekësor, pasi që Thiago Alcantara do të mungojë 4 deri në 6 javë.
Futbollisti spanjoll u
largua nga ndeshja e Kupës ndaj skuadrës inferiore Rodinghausen të martën.
Kështu janë shtuar brengat e lëndimeve për Niko
Kovac, kurse
Bayerni ka konfirmuar në faqen zyrtare se lojtari ka të lënduar ligamentet e
gjurit.
Tashmë
Bayerni ka mbetur pa lojtarë të mjaftueshëm në mesfushë pasi disa javë më parë u lëndua edhe Corentin
Tolisso.
Ish-mesfushori i Barcelonës ka luajtur 14 nga 15 ndeshjet e këtij sezoni, dhe u
largua në minutën e 75-të pas një ndërhyrje.
Tolisso, Goretzka, Coman, Rboben, Boateng, Rafinha, Hummels, Ribery kanë qenë disa prej të lënduarve në ndeshjet e fundit.
Shtuar më 31/10/2018,
ora 23:45