Kovac sqaron sherrin me doktorin e Bayernit: Isha shumë i nxehur
Në minutën e 75-të të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë midis Werder Bremen dhe Bayern Munchen, trajneri Niko Kovaç u përplas fizikisht me doktorin e njohur gjerman të bavarezëve, Myler-Vohlfard.

Kjo, pasi mesfushori spanjoll, Havi Martinez, ishte shtirë në fushën e lojës dhe kërkoi ndihmën e doktorit.

Por, Kovaç nuk e lejoi që ai të hynte në fushë më pretekstin se kjo do ta linte skuadrën me 10 lojtarë në një moment delikat të ndeshjes.

Trajneri Kovaç mohoi të ketë pasur një sherr me doktorin, duke e cilësuar atë episod normal në një moment të nxehtë të sfidës.

"Isha shumë i nxehur dhe në atë moment reagova ndoshta keq, por nuk kam asgjë me Myler-Vohlfard, ishte thjesht diçka kalimtare. Në futboll ndodhin shpesh gjëra të këtij lloji", ishin fjalët e trajnerit kroat pas kualifikimit në finale të Kupës së Gjermanisë.




Shtuar më 26/04/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori