Kovaç kërkon të nxjerrë Bayernin nga kriza përmes biçikletës
kovaC1111
Trajneri i Bayern Mynih, Niko Kovaç nuk i ka aspak punët mirë. Skuadra nuk njeh fitore në kampionat që prej muajit qershor. Sipas mediave gjermane, lojtarët e Bayernit i kanë dalë kundër trajnerit sa i përket seancave stërvitore.

Sipas lojtarëve, seancat janë tepër të thjeshtë. Kovaç ka vendosur rregull që pas stërvitjes, lojtarët të bëjnë 20 minuta xhiro me biçiklet nëpër qytet ndërkohë që pas ndeshjeve, xhiroja zgjat 30 minuta.

E gjitha kjo nën pretendimin për të eliminuar toksinat. Këtë të premte, lojtarët nuk u stërvitën fare në fushë, por bën xhiro me biçikleta. Kjo metodë nuk pëlqehej as nga lojtarët e Frankfurtit kur Kovaç drejtonte këta të fundit aq sa futbollistët thonin se u dukej vetja sikur po përgatiteshin për Tour De France. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2018, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori