Kovaçiç: Podolski? Shpresoj të shënojë shumë gola
Mesfushori i Interit Mateo Kovaçiç ka folur për kanalin zyrtar të klubit pas konferencës për shtyp ku sigurisht që pjesën kryesore e mori derbi i së martës kundër Juventusit.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë, por e bukur. Kundërshtari është i fortë, stadiumi shumë i bukur dhe shpresojmë që të bëjmë një ndeshje të madhe që të na çojë te rezultati", ka thënë talenti kroat.

Në lidhje me blerjen më të fundit të Interit, Lukas Podolski, Kovaçiç u shpreh: "Shpresoj të shënoj shumë". /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori