Kovaçiç shënon pas një viti: Më mungonte besimi
Pëlqej
Autor i një triplete në sfidën e djeshme në Europa League kundër Stjarnan, mesfushori i Interit Mateo Kovaçiç është shprehur shumë i lumtur për paraqitjen e tij pasi kishte rreth një vit që nuk gjente rrugën e rrjetës.

"Jam i lumtur, por edhe i nxehur sepse kisha më shumë se një vit që nuk shënoja. Tani pashë që di dhe mund të shënoj dhe të bëj më tepër. Ndoshta më mungonte besimi pasi viti i shkuar ka qënë i vështirë, nuk gjeja hapësira, por jam i lumtur për këto gola dhe shpresoj të bëj më shumë. Tani publiku më mbështet, tifozët janë me mua. Me Stramaccionin përfunduam të nëntët, sezonin e shkuar nuk është se shkuam shumë mirë por tifozët më kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse ti falenderoj", tha kroati për "FcInternews.it". /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori